Site icon PrishtinaPress

“Nuk luaj sherri Zinedin Zidanes”

Deri para pak kohësh konsiderohej një nga mbrojtësit e krahut më të mirë të Europës, ndërsa sot është jashtë planeve të Real Madrid dhe kombëtares së Portugalisë.

Fabio Coentrao po kalon një moment të errët në karrierë dhe ka dashur të shfryhet në një intervistë të dhënë për “Record”.

“Rreth meje shkruhen gjëra të pavërteta, nuk është e vërtetë se jam gjithmonë i dëmtuar”,  ka saktësuar portugezi.

“Po stërvitem rregullisht dhe nëse nuk luaj është vetëm për shkak të trajnerit Zidane. Nuk jam një nga ata që dorëzohen dhe nuk jam dorëzuar. Çdo ditë luftoj për të fituar terren”, përfundoi 29-vjeçari.

https://youtu.be/1RmMTcBocDY

Exit mobile version