Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi i ka ndërprerë punimet e një rruge në fshatin Novalan. Kjo pasi nuk ishte i kënaqur me punimet në atë rrugë. Nuk i harroi të xhirojë gjithë incidentin gjithsesi.
Rruga ishte gati për asfaltim, por që pasi doli në terren kryetari ka dhënë vendim për ndërprerje të punimeve pasi që sipas tij nuk lejon që rrugët të bëhen shkel e shko siç ka pretenduar në shkrimin në rrjete sociale.
Postimi i plotë:
“NUK LEJOJ PUNË SHKEL E SHKO!
Sot gjatë mbikëqyrjes së punimeve në rrugën “Ahmet Delia” në Novolan, e cila ishte planifikuar të asfaltohet, i ndërpreva punimet dhe kamionët me asfalt u kthyen mbrapa. Arsyeja e ndërprerjes ishte puna jo cilësore dhe shmangia nga paramasa (mungesa e trashësisë së zhavorit dhe ngjeshja). Ju bëj thirrje të gjithë operatorëve që marrin punë në Komunën e Vushtrrisë, të punojnë sipas projektit dhe me cilësi, ndryshe do ta marrin të njëjtën përgjigje. Stop punës shkel e shko” shkruan Idriz në reagim.
Nuk pati më shumë informacion në këtë njoftim rreth çështjes së vlerësimit të kësaj procedure në këtë projekt ndërtimi.