-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nuk lejohen mediat gjatë raportimit të KOSTT, opozita: Kjo ndodhë vetëm në vendet komuniste

Në raportimin e bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT në Komisionin për Ekonomi, Ndërmarrësi, Industri dhe Tregti, nuk janë lejuar mediat të qëndrojnë brenda.

Në kuadër të këtij komisioni të udhëhequr nga deputetja Jeta Statovci, u propozua nga deputetja Mimoza Kusari-Lila që në raportim të KOSTT-it të jetë pa prani të mediave, me arsyetimin se në bazë të rregullores janë disa gjëra që duhet mbesin konfidenciale, raporton EO.

Në anën tjetër deputeti nga  AAK, Pal Lekaj tha se është kundër mbylljes së raportimit për medie, dhe që sipas tij është e palogjikshme që të mbahet një raportim i tillë pa praninë  e mediave.

Të njëjtën gjë sikurse deputeti Lekaj e tha edhe deputetja nga radhët e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi e cila tha se nuk e sheh të arsyeshme që të mohohet para mediave një raportim i tillë, dhe që pas kësaj mbledhje do prononcohet edhe ajo për media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img