Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu pritet që sot të dëshmoj në Prokurorinë Speciale, në lidhje me rastin Dehari.
Avokati Tom֝ë Gashi ka reaguar duke e quajtur selektive prokurorinë, e cila sipas tij nuk e ka lejuar atë të jetë i pranishëm me rastin e dhënies së deklaratës së ministres Albulena Haxhiu, në rastin Dehari.
“Prokuroria, per arsye te panjohura, vepron ne menyre selektive, here duke lejuar e here duke mos lejuar pjesemarrjen time ne intervistimin e dëshmitareve në këtë rast. Arsyet mund t’i dije vetem Prokurori i rastit, ndërsa ne mund vetem te spekulojme se për çfare arsye Prokurori po e le të painformuar familjen Dehari, në rastin e vrasjes se djalit te tyre”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Postimi I plotë I Gashit:
Prokuroria selektive
Edhe nje kerkese per Prokurorine, per lejimin e pjesemarrjes time me rastin e dhenies se deklarates se Ministres se Drejtesise znj. Albulena Haxhiu, ne rastin e vrasjes se Astrit Deharit.
Prokuroria, per arsye te panjohura, vepron ne menyre selektive – here duke lejuar e here duke mos lejuar pjesemarrjen time ne intervistimin e deshmitareve ne kete rast.
Arsyet mund t’i dije vetem Prokurori i rastit, ndersa ne mund vetem te spekulojme se per cfare arsye Prokurori po e le te painformuar familjen Dehari ne rastin e vrasjes se djalit te tyre!