Home Lajme Nuk kanë fund incidentet për Joe Biden, pas rrëzimit, përplas kokën në...

Nuk kanë fund incidentet për Joe Biden, pas rrëzimit, përplas kokën në helikopter (VIDEO)

Incidentet nuk kanë fund për presidentin amerikan Joe Biden dhe pasi u rrëzua pas një fjalimi në Akademinë e Forcave Ajrore të enjten, tashmë ka ndodhur i radhës.

Lideri amerikan goditi kokën teksa dilte nga helikopteri Marine One që po e transportonte.

Ndërkohë, duke folur nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, ai përshëndeti kompromisin midis demokratëve dhe republikanëve në Kongres dhe miratimin e një projektligji që pezullon kufirin e borxhit deri në vitin 2025.

Marrëveshja u miratua me shumicë dërrmuese të mërkurën nga Dhoma e Përfaqësuesve (314-117) dhe të enjten nga Senati (63-36).

Exit mobile version