Site icon PrishtinaPress

Nuk kalon rezoluta e PDK-së për shkarkimin e ministres Hajdari

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan propozim-rezolutën për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Këtë propozim e kishte bërë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes kësaj rezolute, PDK kishte kërkuar shkarkimin e ministres së MINT, Rozeta Hajdari.

Projekt-rezoluta i mori vetëm 26 vota për, dhe 60 deputetët ishin kundër saj.

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës po shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e muajit shkurt, mars, prill e maj.

Aktualisht, në Kuvend po zhvillohet procesi për zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.

Exit mobile version