1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Nuk kalon projektligji për KPK-në

Në mungesë të kuorumit, në Kuvendin e Kosovës nuk ka mundur të miratohet projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Këshillin Prokurorial.

Vetëm 57 deputetë morën pjesë në votim.

“Kjo i bie që Kuvendi nuk ka pasur kuorum për të marrë vendim, andaj këtë pikë të rendit të ditës e shqyrtojmë në një seancë tjetër”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca. 

Ky projektligj parasheh zvogëlimin e anëtarëve të KPK-së nga 13 në shtatë anëtarë, mes të cilëve tre do të jenë joprokurorë. Përbërja e re e KPK-së do të ketë dy prokurorë nga prokuoritë themelore, një nga Apeli ose Specialja dhe kryeprokurorin e Shtetit. Kuvendi do t’i i zgjedh dy anëtarë joprokurorë të KPK-së si dhe do të dërgohet si anëtar një përfaqësues nga Avokati i Popullit.

Përbërja aktuale e KPK-së dje e votoi unanimisht Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit, proces i cili ngjalli reagim nga ndërkombëtarët, të cilët shprehën shqetësimin dhe zhgënjimin e tyre.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e prezantoi projektligjin, tha se gjashtë nga nëntë prokurorëve aktualë në KPK do t’iu ndërpritet mandati me ndryshimet e reja në ligj. Tre, të cilët do të mbeten aty deri në përfundim të mandatit, do të përzgjidhen me një short, tha ajo. 

Haxhiu theksoi se me ndryshimet e reja, kryeprokurori s’do të mund të dërgojë prokurorë nga një prokurori në tjetrën. 

Për plotësimin e përbërjejes së KPK, Haxhiu tha se “do të organizohen zgjedhje në nivel të të gjitha prokurorive ku mund të votojë secili prokuror”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img