Site icon PrishtinaPress

“Nuk ka vend e keqja apo mërzia”/ Fero ndan një mesazh me ndjekësit

Reperi Fero tashmë është bërë një praktikues i fesë islame. Vetëm pak ditë më parë njoftoi largimin e tij nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame dhe familjes. Ai po ashtu u bëri thirrje të gjithëve që të mos i dëgjojnë më këngët e tij dhe se është penduar për çdo tekst që ka shkruar.

Sot ai ka ndarë një mesazh me motive fetare.

“Në atë zemër që hyn Imani ose Islami, aty nuk ka vend e keqja apo mërzia”, tha ai.

26 vjeçari tregoi se falet pesë herë në ditë, e në këtë frymë duket të ketë përfshirë edhe anëtarët e tjerë të familjes. Vendimi i Feros për ta lënë muzikën vjen pas ngjarjeve të fundit me partneren e tij, modelen Arbenita Ismajli, për të cilën e sulmoi fizikisht dhe e kercënoi.

Exit mobile version