1.5 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Nuk ka shkëmbim paqësor territoresh, ka vetëm skenar sirian, me Rusinë si arbitër kryesor

Shkruan: Prof. Milazim Krasniqi

Çfarëdo iniciative për shkëmbin territoresh me Serbinë është akt tradhtie ndaj shtetit të Kosovës. Ja pse!

1. Iniciativa e tillë e bllokon përfundimisht njohjen e Kosovës si shtet nga OKB, BE, OSBE dhe NATO-ja, sepse nuk kanë pse ta njohin një shtet që ka dalë në pazar. Më e pritshme do të ishte tërheqja edhe e njohjeve të deritashme.

2. Iniciativa e tillë minon tërësisht integrimin e serbëve në shtetin e Kosovës. Përderisa ata në veri do të fitonin atë që duan, bashkimin me Serbinë, serbët në brendësi, do të rebeloheshin dhe do të krijonin milicitë e veta, si në Siri. KFOR-i do të mund të tërhiqej, për të mos u përfshirë në një konflikt të brendshëm.

3. Edhe shqiptarët e pakënaqur do të rebeloheshin dhe do të krijonin milicitë e veta. Nuk duhet të harrohet se Kosova është një shtet që nuk ka fare ushtri.

4. Rusia do të shfaqej pashmangshëm si aktor në krizën e tillë, siç u shfaq në Siri. Me shkembim territoresh, Rusia zbret në Urën e Ibrit. E pra, nuk është zor të parashihet se çfarë shteti të Kosovës mund të kesh, me Rusinë në Urën e Ibrit!

5. BE do të lante duart si Pontie Pilati, e kënaqur që “zgjidhjen përfundimtare” me shqiptarët muslimanë do ta bënte Rusia. Kjo ka qenë në ëndërr e vjetër e saj, prej të cilës nuk ka hqur dorë kurrë plotësisht. Ëndrrën ia prishi SHBA në vitin 1999.

6. SHBA e Trampit i ka duart të lidhura, me dyshimet ndaj presidentit për lidhje me Rusinë. Ndërsa, nëse ato lidhje dalin të vërteta, atëherë situata jonë do të ishte edhe më e tmerrshme, sepse në atë rast Kosova do të mund të bëhej pjesë e pazareve gjeopolitike. Po edhe pa këto dyshime, duhet ta dijë secili që Rusia me Putinin e vitit 2018 nuk është si Rusia me Jelcinin në vitin 1999 dhe as SHBA me Trampin nuk është si SHBA me Klintonin në vitin 1999. Kjo do të thotë se sponsori i çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës ka probleme serioze, për ç’arsye asnjë aventirë nuk lejohet.

7. Edi Rama është manipulant i tmerrshëm dhe i gatshëm që të ndihmojë Vuçiqin, qoftë dhe në dëm të Kosovës, siç ka bërë disa herë deri sot. Pra, nuk mund të llogaritet aspak ndihma e Shqipërisë së Edi Ramës për asgjë. Prandaj, mesazhi është: mos luani me zjarrr, mos luani me fatin tonë, mos e shkatërroni ëndrrën tonë që ta kemi shtetin tonë! Nëse e bëni, gjendja do t’u dalë jashtë kontrollit dhe do të zbatohet skenari sirian, me Rusinë në rolin e arbitrit kryesor, bash siç po ndodhë në Siri. Veç mos thoni se nuk e keni ditur!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img