0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“Nuk ka qenë e lehtë me shit veten” – përse e zgjodhi këtë rrugë Edona James të cilën sot nuk do e bënte?

Edona James ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Transgjinorja nga Suhareka ka folur për eksperiencën në Big Brother VIP Kosova 2, jetën përpara se të hynte në këtë format e po ashtu edhe për fëmijërinë.

Ajo gjatë intervistës ka thënë se ka bërë gjithçka në mënyrë që të realizojë ëndrrën e saj.

Ndonëse tani është e penduar, biondja thotë se nuk kishte zgjidhje tjetër dhe se i duhej një shumë e madhe parash.

“E kam bërë ëndrrën time, edhe punë të këqija. Eskortë kam qenë. Ajo ka qenë më e rënda në jetën time. Se kam hek shumë, nuk ka qenë e lehtë me e shit veten. Me të prek dikush kur nuk e do. E kam bërë, se ky operacion më kështu, kaq kaq pare. E kam bërë për para”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Facebook

Bukuroshja theksoi: “Sot nuk e bëj, edhe me qenë fukara. Sot më mirë flej në podrum, se e bëj atë punë. E kam bërë për ëndrrën time, operacioni ka kushtuar 100 mijë euro. Si mund t’i bësh gjithë ato para”.

Edona mori vëmendje të madhe gjatë kohës që ishte në BBVK dhe se fitoi zemrat e publikut duke arritur kështu deri në finale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img