0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“Nuk ka me vjedhë më Bekë. Boll keni vjedhë Bekë”, Durmishi i reagon deputetit të AAK-së pas akuzave për korrupsion

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, gjatë një konference për media të premten e ka akuzuar qeverinë Kurti për korrupsion. 

Ai tha se ish-zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës, Nexhat Krasniqi dhe zëvendësministri i kësaj ministrie, Hyseni Durmishi i kanë nënshkruar katër kontrata në vlerë prej qindra mijë euro.

Pas deklaratës së Berishës, ka reaguar Durmishi.

“Nuk i kam nënshkru katër kontrata në vlerë rreth 400 mijë euro o Bekë Berisha sepse me ligj zv. Ministri nuk nënshkruan kontrata nën vlerën 500 mijë euro. Ato katër kontrata që po i përmend ti e kanë vlerën 12 milion euro. I kishim të planifikuara 16.5 milion euro për mirëmbajtjen e autoudhëve dhe arritëm që të nënshkruajmë kontrata për vetëm 12 milion euro. Ky do të duhej të ishte lajmi në fakt. Nuk ka me vjedhë më Bekë. Boll keni vjedhë Bekë Berisha”, ka shkruar Durmishi.

Madje, Durmishi e ka përqeshur Berishën duke thënë “ja kish dhënë dikush do letra Bekë Berishës e ky i shkreti nuk dinte as me i lexu”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img