Site icon PrishtinaPress

Nuk ka masë për të, Leo Messi sot në fushë për ndeshjen historike ndaj Kroacisë

Argjentina do ta luajë sonte ndoshta ndeshjen më të rëndësishme në histori. Ata do të përballen me nënkampionët e Botërorit të kaluar, Kroacinë, që shkaktoi sensacion për herë të dytë në Katar, duke mundur Brazilin nga pika e bardhë e penalltive.

Përkundër hamendësive për ndonjë masë të mundshme ndaj kapitenit të “Albicelestëve” për sjelljen e tij në ndeshjen çerekfinale ndaj Holandës, komisioni i etikës i FIFA-s, nuk ka marrë asnjë masë disiplinore për “Pleshtin’ e Argjentinës.

Kçsisoj, Lionel Messi sonte do të ketë mundësinë e fundit që të fitojë titullin e vetëm që po i mungon në sirtar, Kupa e Botës. Ai do të jetë në fushë, por për ta arritur këtë sukses, i duhet edhe pakëz fat dhe shumë punë, ndaj një Kroacie, që s’e ka ndërmend të ndalet lehtë.

Kroacia madje kërkon ta bëjë të pamundurën dhe kërkon herën e tretë për trofeun. Në anën tjetër, Messi suksesin më të lartë në Botëror e kishte në vitin 2014, kur u mposht nga Gjermania e Mario Gotzes./Prishtinapress/

Exit mobile version