Site icon PrishtinaPress

Nuk ka marrë fund gjithçka me Demarkacionin, ky është hapi i radhës i Vetëvendosjes

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka theksuar se VV nuk do të rrijë duarkryq sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ajo në një intervistë të dhënë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka theksuar se VV do t’i mbledh nënshkrimet dhe projektligjin e votuar sot në Kuvend do të dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne jemi në përgatitje të dosjes për ta dërguar këtë projektligj në Gjykatën Kushtetuese. Kemi fakte të mjaftueshme që janë bërë shkelje kushtetuese”, tha ajo.

Deputetja e VV-së ndër të tjera ka bërë të ditur se me 10 nënshkrime, brenda 8 ditësh këtë çështje do ta referojnë në Kushtetuese.

Sipas saj, vendi i vetëm në botë që ka falur tokë për viza, është Kosova.

Exit mobile version