Site icon PrishtinaPress

Nuk ka kuorum, seanca e Kuvendit në Serbi shtyhet me 1 mars

Beograd 19. februar 2024. Skupstina grada Beograd konstitutivna sednica Foto:Amir Hamzagić/Nova.rs

Pas më shumë se dy muajsh pas zgjedhjeve në Beograd, sot është paraparë të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të qytetit.

Këshilltari i SPS-së Toma Fil hapi seancën, u konstatua se nuk kishte kuorum, pasi nuk u paraqitën këshilltarët e qeverisë.

Seanca e re është caktuar për 1 mars.

Para se të mbahet kjo seanca e shkurtër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se SNS ka shumicën, por ishte i paqartë kur ishte fjala nëse do të formohej shumica.

“Me sa jam i informuar, ne kemi shumicën për Beogradin. Ata njerëz do të flasin për këtë, nuk e di nëse do të flasin nesër, por afati është 2 apo 3 mars”, tha Vuçiq.

Exit mobile version