Site icon PrishtinaPress

Nuk ka kuorum për votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës nuk është votuar shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kjo për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që në momentin e votimit ishin të pranishëm vetëm 45 deputetë.

Kjo pikë është bartur për në seancën e radhës.

Exit mobile version