Site icon PrishtinaPress

Nuk ka kuorum për projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor

Në Parlamentin e Kosovës sot nuk ka pasur kuorum për votimin në parim të projektligjeve.

Njëri prej projektligjeve të parapara për t’u votuar ishte edhe ai për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Tjetër projektligj për të cilin nuk ekzistuan rrethanat për votim ishte edhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.

Vlen të përmendet që seanca është ende duke vazhduar.

Exit mobile version