Manchester United ka marrë vetëm një pikë në Turqi, pasi barazoi 3-3 me Galatasarayn në kuadër të rrethit të pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Pas vetëm 11 minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me golin e Alejandro Garnachos që u asistua prej Bruno Fernandes.
Mesfushori portugez (18’) shënoi një gol spektakolar nga distanca me një asistim të Luke Shaw për 2-0.
Por, vendasit filluan të këndellshin, pasi Hakim Ziyech realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 29-të.
Me kaq dhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta ishte edhe më dinamike.
Scott Mctominay shënoi ndoshta golin e qetësisë që e menduan te Man United në minutën e 55-të, por ndodhi e kundërta.
Ziyech (62’) shënoi edhe të dytin personal, përsëri nga gjuajtja e lirë, por falë edhe të një ndërhyrje tejet të dobët nga Andre Onana, për të filluar spektaklin.
Në minutën e 71-të, marokeni asistoi te Kerem Akturkoglu për rezultatin 3-3, ndërsa sfida sa shkonte e nxehej.
Dy skuadrat deri në fund lëshuan raste të mira shënimi, por që nuk u shënuan më gola dhe pikët u ndanë.
Bayern Munichu është lider i Grupit A dhe tashmë të kualifikuar tutje me 12 pikë, Galatasaray me pesë, Copenhagen dhe Manchester United me katër.