Sa duke aq shumë afër, tani duke edhe më larg. Granit Xhaka nuk ka marrëveshje me Romën.
Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën është i vendosur që të qëndrojë te Arsenali për së paku edhe tre vite të tjera.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Xhaka nuk është në bisedime me Romën dhe kalimi i tij në Serie A nuk do të ndodhë.
Mesfushori është afër kontratës së re me Arsenalin dhe pritet shumë shpejtë që të firmosë kontratën e re me klubin.
Siç bëhet e ditur nga Romano, Xhaka do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025 me një pagë të përmirësuar.