Një javë më parë, Prive raportoi nga burime të sigurta për një ftohje mes Ghetto Geasyt dhe Majk.
Prej një periudhe goxha të konsiderueshme, dy artistët, dikur të pandarë, nuk u panë krah njëri-tjetrit.
Për më tepër, ata nuk e panë të udhës as një postim përkrahës për projektet që nxirrnin në vazhdimësi, shenjë kjo që konfirmonte ato që përfliteshin në rrethet e shoubizit.
Megjithatë, një festival në diasporë që ka mbledhur disa prej emrave më të mirë të skenës i ka bërë bashkë të dy dhe jo vetëm.
Me këtë rast, një ‘selfie’ e përbashkët nuk ka munguar, me gjasë me qëllimin e qartë për të demantuar zërat lart e poshtë.