Vullnet Krasniqi, finalisti i tretë i “Big Brother VIP Kosova” 3, ka ndarë përvojën e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Ai tha se ka vërejtur një strukturë të çuditshme mes banorëve dhe disa karaktere që i kanë bezdisur.
“Ata donin të bëheshin shokë me mua, dhe kjo më ka penalizuar”.
“Nuk ka pasur çifte, më kanë pasur frikë, dhe kam pasur nevojë të prishja disa grupe që nuk po e shfrytëzonin mundësinë për të luajtur”, shtoi ai.