4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Nuk jam i arratisur nga drejtësia” – Noizy reagon pasi Policia e Kosovës e shpalli në kërkim për rrahjen në Pejë

Reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy ka reaguar sërish lidhur me incidentin në diskotekën e Pejës, ku u raportua se ai bashkë me shokë rrahën brutalisht Tiktokerin, Medi Iseni dhe një të afërm të tij.

Reagimi i tij vjen pasi Policia e Kosovës po kërkon për arrestimin e tij. 

Ai ka deklaruar se kallëzimi penal ndaj tij është i rrejshëm, dhe që s’ka gisht në këtë rast.

Noizy është shprehur se nuk është arratisur, por që po ndjek rrugët ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj tij.

Reperi ka konfirmuar se ka angazhuar avokat për rastin dhe se do të sqarohet e tërë situata

“Bashkë më studion e avokatisë të kontraktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje”, shkroi ai në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img