Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, pasi nuk i janë bindur sinjalizimit të policisë për ndalim në një pikë kontrolli.
Pas sinjalizimit nga ana e zyrtarëve policorë për t’u ndalur, të njëjtit me veturë kanë tentuar t’i shmangen policisë duke mos u ndalur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:45, një veturë është sinjalizuar nga ana e zyrtarëve policorë që të ndalohet në një pikë kontrolli, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë porse e njëjta ka provuar t’i shmanget policisë, duke mos u ndalur”, ka thënë ajo.
“Vetura e dyshuar është ndaluar shumë shpejt nga një njësit tjetër patrullues në rrugën “Gazmend Zajmi” me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar”.
Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se ndaj personave të dyshuar në koordinim me prokurorin e shtetit, policia po kryen veprimet e mëtejme hetimore e procedurale./Prishtinapress/