-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

“Nuk i ngacmova…”/ Vajzat e raportojnë babanë për dhunë, 44-vjeçari nga Lipjani përfundon në ndalim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen ngjarje të tilla dhe mjaft të trishta, ku viktima janë kryesisht vajzat dhe gratë. Jo rrallëherë edhe prindërit përfundojnë në pranga për shkak të keqtrajtimit ndaj fëmijëve të tyre, që në plot raste janë edhe të mitur.

Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe sot në një familje në fshatin Kraishtë në Lipjan, ku një 44-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzave të tij. 

Sinjali mëson se rasti u denoncua nga dy të miturat, të cilat kërkuan ndihmën e Policisë, ku kanë rrëfyer për atë që ka ndodhur në shtëpinë e tyre.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku e ka mohuar kategorikisht se i ka ngacmuar seksualisht të bijat, por ka pohuar se ka pasur mosmarrëveshje me to. 

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijëve’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img