Site icon PrishtinaPress

“Nuk hyra ilegalisht Kosovë, nuk jam kontrabandues…” – Jabllanoviq deklarohet për ndalimin nga Policia e Kosovës

Pas njoftimit të policisë se ish-ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksander Jabllanoviq, është ndaluar mbrëmë në Zveçan, sepse së bashku me një pasagjere dhe dy fëmijë kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë. Ky i fundit është deklaruar për Insajderin.

Jabllanoviq ka mohuar se ka tentuar të hyjë ilegalisht në Kosovë. Ai tha se Policia e ka njoftuar rruga ka qenë mbyllur përkohësisht për qarkullim.

“Mund të konfirmoj se unë, me gruan dhe dy vajzat e mitura, po ktheheshim nga pushimet në drejtim të Leposaviqit, ku jetoj normalisht, dhe përmes vendkalimit të Izvorit ndërmjet Novi Pazarit dhe Zveçanit. E kam kaluar atë rrugë një herë më parë dhe rruga ishte e kalueshme dhe kalimi ishte i rregullt“, tha ai.

Ish-ministri ka thënë se pas ndalimit, kanë dhënë një deklaratë në polici e pastaj janë liruar për të vazhduar me udhëtimin e tyre.

“Mirëpo, mbrëmë jemi ndalur nga një patrullë e Policisë së Kosovës dhe na ka njoftuar se ajo rrugë aktualisht është e mbyllur për qarkullim. Pas kësaj, unë dhe gruaja ime dhamë një deklaratë në komisariat dhe pas kësaj na lejuan të vazhdonim udhëtimin tonë”, sqaroi Jabllanoviq.

Ai ka falënderuar policinë e Kosovës për sjelljen e treguar pas ndalimit që i kanë bërë.

Mund të them se pjesëtarët e policisë gjatë gjithë kohës janë treguar jashtëzakonisht të sjellshëm dhe maksimalisht profesional ndaj nesh dhe nuk kemi asnjë kundërshtim për veprimet e tyre, për çka dua t’i falënderoj“.

Ndonëse policia e ka cilësuar si ilegale hyrjen e tij, Jabllanoviq ka theksuar se nuk mund të cilësohet e tillë, duke dhënë disa arsye pse.

“Unë sigurisht që nuk kam bërë asnjë shkelje dhe nuk e konsideroj atë hyrje të paligjshme, pasi është krejtësisht e ligjshme që nga viti 2013. Unë dhe familja ime kemi dokumente si nga Serbia ashtu edhe nga Kosova dhe jemi banorë të Kosovës, kështu që besoj se kalimi ynë as nuk mund të jetë i paligjshëm”.

Në Kosovë nuk kemi probleme me ligjin dhe as arsye për të kaluar ilegalisht nga Serbia në Kosovë. Fakti që disa rrugë udhëtimi janë aktualisht të pakalueshme dhe se e drejta jonë për lëvizje të plotë dhe të lirë është e kufizuar është një minus për institucionet“.

Jabllanoviq ka deklaruar se u ndodhë në atë situatë sepse ai dhe familja e tij nuk ishim të informuar mirë për rrethanat aktuale në atë rrugë.

“…dhe besoj se ky nuk është aspak problem në rastin tim sepse nuk jemi as kontrabandues, as emigrantë të paligjshëm”, u shpreh ai.

Lajmi për kalimin e tij është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, dhe saktësisht ka ndodhur në rrugën për në Izvore.

“I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës”, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

KALIM I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE OSE VIJËS KUFITARE/Zveçan  04.07.2023 – 21:50.  Njësiti policor derisa ka qenë në pikë statike në rrugën për në Izvore kanë ndaluar automjetin me targa të huaja të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pasagjerja femër kosovare si dhe dy fëmijë. I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është hapur rasti, të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version