Abazi, kreut të Prishtinës ia numëron personat që dhanë jetën për Kosovën.
Abazi, që vjen nga shoqëria civile, ka shkruar se Kosova nuk është e partive politike e as pronë private.
Postimi i plotë:
Nuk falet!
Dua ta kujtoj sot Agim Hajrizin- heroin e Kosovës qe nuk e ka dhënë jetën se bashku me djalin edhe nënën qe sot të tjeret me u sorrollate ne Jahta të Budves. Jep Dorëheqje!
Dua të kujtoj gjithashtu Bajram e Gursel Sylejmanin- dy artiste , heronjtë, qe nuk e kane dhene jetën qe sot të tjeret me u sorrolate haremave të Stambollit e villave të Alpeve të Frances. Jepni dorëheqje!
Kosova nuk eshte e partive politike as prone private e askujt, as prone e Stambollit e as e Frances- eshte e qytetareve dhe atyre qe kane dhene gjitheçka per të.