Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në ditëlindjen e saj.
Meta ka shpërndarë postimin e Prindon Sadriut, Zotëriut të Parë, në llogarinë e tij në Instagram.
Ai ka thënë se “Osmani nuk është vetëm shtylla e Prindonit”.
“Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon! Edhe 100 Presidentes të Kosovës dhe vetëm pranveroftë për familjen tuaj të mrekullueshme dhe për një të ardhme të lumtur për të gjithë qytetarët e shtetit të Kosovës.” – ka shkruar Meta.