Site icon PrishtinaPress

Nuk e përmendi UÇK-në, aktivistja e PSD-së i reagon përmes dy fotografive Donika Gërvallës

Aktivisja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, ka ri-publikuar njërin nga aksionet që së bashku me partinë kishin realizuar e i cili lidhet me temën aktuale. Mos përmendjen e UÇK-së nga ana e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në ditën e Çlirimit të Kosovës.

Ajo kishte shkruar “UÇK” në veturën zyrtare të ministrisë.

“Kjo temë nuk kalon pa zgjidhje. Prandaj, përsëritja është metoda”, ka shkruar ajo sot derisa i ka bashkangjitur dy fotografi nga aksionet e kaluara.

Ky reagim i aktivistes së PSD-së erdhi pasi Kosova, dje shënoi 23-vjetorin e çlirimit nga regjimi serb, ndërsa në urimin e saj, Gërvalla nuk e ka përmendur fare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gjë që ka shkaktuar shumë reagime. Ministrja, falënderoi vetëm NATO-n dhe KFOR-in.

Exit mobile version