7.5 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Nuk e njeh shtetin, por Kryeministri Kurti thotë se Kosova dhe Greqia kanë “marrëdhënie të ngushta”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së shtunë është takuar me kryediplomatin grek, Niko Dendias, në margjinat e Forumit Ekonomik në Delphi të Greqisë.

Këtë takim e ka bërë të ditur edhe vetë Kurti nëpërmjet një postimi në Twitter, ku ka thënë se ky takim është i dhjeti në dy vjet dhe, sipas tij, kjo është një dëshmi e marrëdhënieve më të ngushta mes Kosovës dhe Greqisë.

“Është takimi ynë i dhjetë në dy vjet me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias — një dëshmi e marrëdhënieve gjithnjë e më të ngushta mes Kosovës dhe Greqisë. Ne ndamë pikëpamjet tona për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon dhe diskutuam për fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka shkruar Kurti në Tëitter.

Gjithashtu, edhe nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se çka u bisedua në këtë takim.

“Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet dhe rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës të dielën e javës së kaluar, nevojën për zbatim të plotë, pa vonesa dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit me Serbinë dhe për pritjet e takimit të nivelit të lartë politik me 2 maj në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, njofton Kryeministria.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img