Reperja e njohur si Tayna feston sot ditëlindjen e saj të 26-të. Reperja ka zgjedhur që të qëndrojë në Alpet franceze për këtë ditë të veçantë.
“Urime për 26 vite seksi”, ka shkruar artistja në një foto shoqëruar me ikonat e tortës së ditëlindjes dhe shenjës së horoskopit (Shigjetari).
Si për të përforcuar fjalët e saj, Tayna ka postuar disa foto në dëborë, e hipur në një karrocë të tërhequr nga dy kuaj teksa është veshur vetëm me një kostum banje, pallto pelushi, kapuç dhe këpucë të bardha.
“Dëgjova që do bëhej nxehtë nesër”, ka shkruar ajo duke iu referuar bashkëpunimit “Anaconda”me artistin Kidda, i cili publikohet të enjten, më 15 Dhjetor. “Me rëndësi, këmbët mos të të mbërdhijnë, ka thënë Jay Z”, ka shtuar ajo me humor.