3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Nuk e gjente veten te Kosova”, babai i Arbnor Mujës tregon se si lojtari zgjodhi për të përfaqësuar Shqipërinë

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Shqipëria do të luajë në udhëtim ndaj Republikës së Çekisë më 7 shtator, kurse pas tre ditësh e pret Poloninë.


Përzgjedhësi Sylvinho publikoi dje listën me futbollistë e ftuar për këto ndeshje, ku nuk mungojnë risitë.

Arbnor Muja, ish-reprezentuesi i Kosovës, është pjesë e listës dhe i gatshëm për të debutuar me “Kuqezinjtë”.

Por, si vendosi 24-vjeçari që t’i bashkohej Shqipërisë? Pasi ishte pjesë e Kosovës, sulmuesi zgjodhi që të vishte ngjyrat kuqezi. Babai i tij, Naser Muja, për mediumin shqiptar “SportEkspress” tregoi se djali e ka pyetur duke i marrë një mendim rreth vendimit përfundimtar, por në fund ka vendosur gjithçka vetë.

“Shqipëria dhe Kosova është një, ne kemi luajtur për 15 vite në një Kombëtare bashkarisht. Është një ekip i shtëpisë sonë, i zemrës sonë, jo i një shteti tjetër. Arbnori nuk mund ta gjente veten te Kosova, nuk u përshtat dot. Nuk e di nëse i ka pasur fajet trajneri që ka qenë apo tjetërkush. Më pyeti: ‘Çfarë të bëj?’. I thashë: ‘Zgjedhja është e jotja, Shqipëria është shteti jonë gjithashtu’. Arbnori vendosi dhe Shqipëria do të ketë një djalosh që do të jap gjithë forcën e tij për këtë Kombëtare. Kur erdhi në Tiranë për të bërë pasaportën, Arbnori është takuar edhe me Sylvinhon, trajneri e vlerëson shumë. Kam një ndjesi që nëse Arbnori debuton kundër Çekisë, do të shënojë. Është i pandalshëm në ndeshje të mëdha. Kemi shumë shanse për t’u kualifikuar në Evropian, për mua ne do të kualifikohemi. Dua që Arbnori të më kthehet me një gol me fanellën e Shqipërisë”, deklaroi Naseri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img