0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

“Nuk e bleva një Golf 5, investova”, Ministri Murati flet për aksionet në Netflix, Tesla e Volkswagen

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur mbrëmë rreth aksioneve që posedon në Netflix, Tesla, Allianz e Volkswagen, raporton Express.

Murati ka thënë se aksionet që i posedon në këto kompani i ka deklaruar edhe vjet, derisa ka shtuar se shkollimin e ka të kryer për menaxhimin e investimeve.

“Deklarimin e pasurisë e kam ba edhe vitin e kalum, njëjtë ka qenë, një pjesë e kompanive kanë qenë të deklarume, përjashtimisht Netflixin se se kam pas atëherë. Po nuk është bë qaq temë e madhe, sivjet ma tepër, mund të jetë arsyeja se jam në ekzekutiv, vitin e kalum kam qenë deputet. Unë me profesion shkollimin e kam në menaxhim të investimeve, si shkollim, magjistraturën, specializimin edhe këtë e kam bërë si hobi prej që e kam kry magjistraturën në vitin 2009-të”, ka sqaruar Murati në “DPT te Fidani”.

Ai ka treguar edhe se si ka ardhur ideja për investime në këto kompani.

“Asokohe një prej profesorëve na patë thënë që nëse doni me pa çka do të thotë me investu, e jo domosdo me konsumu, dmth mënyra se si i shpenzon paret, apo vendos me i investu e me sakrifiku, ka qenë se po ti kishi marrë paret sa herë ka dalë një produkt Apple, ke mujt me mbërri një fitim prej 2 milion dollar”, ka deklaruar Murati.

I pari i Financave dhe Trasnfereve ka thënë se blerja është bërë përmes bankave si dhe transaksionet janë realizuar përmes bankave në Kosovë.

“Tu mundu me zbatu këtë në praktikë, diku ka viti 2014-të, ishte ideja unë e kam një veturë e kam vlerë në vitin 2010-të, ideja ka qenë a me ble veturë të re, apo me i investu në ndonjë produkt. Atëkohë pati dalë Tesla me veturën e re, edhe thash sa e blej ni Golf5 po e maj një kerr që e kam edhe pata ble do aksione atë kohë, blerja është përmes bankave, transaksion përmes bankave në Kosovë. Tu e marr parasysh rritjen e kompanisë, ka performu mirë. Këtë nuk e kam bë vec në një kompani, është protofoli modeste, është bërë gjithçka prej kursimeve, duke u mundu me u sakrifiku mos me vozit një kerr më të mirë po në afat gjatë me prit me u rrit”, ka thënë Murati.

“Nuk jam në humbje, hajrin ja kemi pa, po ajo që duhet me përcu si mesazh është që jo gjithsesi duhet me e pas kerrin e telefonin më të fundit, duhet sado pak kursime me i investu”, ka shtuar Murati.

Ndryshe, Murati në janar të vitit të kaluar ka blerë aksione në formën e letrave me vlerë nga platforma amerikane e filmave, serialeve dhe shfaqjeve televizive “Netflix”.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për këtë vit, Murati ka shkruar se vlera e aksioneve të blera në “Netflix” kap shifrën e 8 mijë e 700 eurove.

Murati ka deklaruar po ashtu se posedon letra me vlerë edhe nga tri kompani tjera të mëdha me renome ndërkombëtare si kompania prodhuese më e madhe e veturave në Gjermani, Volkswagen, nga kompania tjetër gjermane të shërbimeve financiare, Allianz SE, si dhe nga kompania e famshme amerikane për prodhimin e automjeteve elektrike, Tesla.

Ai ka deklaruar se ka letra me vlerë prej 26,700 eurove nga Tesla, 4 mijë e 300 euro nga Allianz, si dhe 6 mijë e 300 euro nga Volksëagen.

Letrat me vlerë janë aksione të shoqërive tregtare, obligacione, instrumente të tregut të parave, aksione në fonde për investim./Gazeta Express

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img