Hakan Calhanoglu ishte lidhur me një rikthim në futbollin gjerman, mes spekulimeve se RB Leipzig kishte rënë dakord për një marrëveshje me mesfushorin.
Megjithatë, drejtuesi i kuqezinjve Gennaro Gattuso thuhet se e kundërshtoi shitjen dhe turku e pohoi një gjë të tillë.
“Unë jam në Milano, jam lojtar i Milanit dhe jam i lumtur këtu,” i tha ai për TRT Sport, përcjell prishtinapress.eu
“Pjesa tjetër është jashtë diskutimit tani. Jam duke u përgatitur për ndeshjen tonë në fundjavë.
“Në media thuhen shuam gjëra, por asgjë nuk është e vërtetë.”, ka shtuar më tej Calhanoglu.