Site icon PrishtinaPress

“Nuk donin të më mbanin”, Flor Binaj për largimin nga Portokalli: E vetmja rrugë ishte …

Flori është personazhi legjendar i humorit ku me imitimet, skeçet dhe personazhet e ndryshëm që ka sjellë në jetë, ka shkrirë gazit publikun dhe ka lënë batuta që përdoren ende edhe sot.

Ai u bë i njohur në “Portokalli” dhe ikja e tij prej TCH ishte e papritur për fansat e aktorit. Polici Kol ka qënë padyshim ’identiteti’ i tij i dytë dhe i ftuar në “Një natë me Aulonën”, Flori ka treguar se do ta risjellë në jetë këtë personazh në një film ose teatër.

Aktori ka treguar edhe për largimin nga “Portokalli” ku u shpreh: ”Ka qenë një vendim që e kam menduar prej vitesh, por nuk gjeja momentin.

Më eshtë dashur kohë e gjatë të merrja vendimin për t’u larguar.

Nuk donin të më mbanin, pashë një mungesë vullneti nga institucioni për t’i zgjidhur gjërat në mënyrën e duhur dhe e vetmja mënyrë ishte te hapja krahun dhe të parakaloja, secili në rrugën e vet”.

 

Exit mobile version