Site icon PrishtinaPress

Nuk do të ketë ulje të pagave, ja si ndryshuan ato në administratën shtetërore nga paslufta

Ministri i Financave Avdullah ka sqaruar në lidhje me shqetësimet e ngritura për Ligjin për pagat në sektorin publik, ku ka bërë të ditur se me Ligjin e pagave askujt nuk i ulet paga. Megjithëkëtë, pagat në administratën shtetërore kanë shënuar rritje të konsiderueshme.

Janë mbi 80 mijë persona që marrin pagë nga buxheti i shtetit. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka të dhëna për pagat në administratën shtetërore prej vitit 2003 deri në vitin 2015.

Në një dokument të hartuar nga ASK-ja në vitin e kaluar, pagat neto mesatare të paguara në baza vjetore në administratën shtetërore sipas viteve 2003 -2015 janë të paraqitura për disa sektor si ai i shërbimeve të përgjithshme, arsimi, shëndetësia, ekonomia, ambienti, rend e siguri publike dhe heshtjet e banimit, shkruan lajmi.net.

Sipas statistikave, në vitin 2003, paga mesatare në administratën shtetërore ka qenë 167 euro, në vitin 2004 ka qenë 189 euro, në vitin 2005 ka qenë 194 euro, në vitin 2006 ka qenë 199 euro, në vitin 2008 ka qenë 211 euro, në vitin 2009 ka qenë 270 euro, në vitin 2010 ka qenë 310 euro, në vitin 2011 ka qenë 368 euro, në vitin 2012 ka qenë 372 euro, në vitin 2013 ka qenë 364, në vitin 2014 ka qenë 429.

Po që nga viti 2013 -2015 pagat më të larta kanë qenë në sektorin e ‘rendi dhe siguri publike’. Në këtë sektor paga mesatare në vitin 2015 ka qenë 536 euro, në vitin 2010 ka qenë 324 euro, ndera në vitin 2003 ka qenë 203 euro. Pastaj në sektorin  ‘shërbime të përgjithshme, paga mesare në këtë sektor në vitin 2015 ka qenë 500 euro, ndërsa në vitin 2010 ka qenë 366 euro dhe në vitin 2003 ka qenë 181 euro. Në administratën e institucioneve shëndetësore paga mesatare në vitin 2015 ka qenë 486 euro, në vitin 2010 ka qenë 256 euro, në vitin 2003 ka qenë 151 euro.

Ndërkaq, Ministri i financave ka bërë të ditur se aktualisht buxheti për paga është në rritje dhe se për paga më 2017 është për 83 mil më i lartë se më 2014, apo 17 për qind më shumë.

 

Exit mobile version