2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Nuk bindi Marseillen, Bailly do të rikthehet te Manchester Unitedi

Marseille nuk ka ndërmend të aktivizojë opsionin e blerjes të përfshirë në marrëveshjen e huazimit të Eric Bailly, sipas “La Provence”.

Ai thuhet se nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit dhe se do të kthehet te Manchester United pas përfundimit të këtij sezoni.

Bailly ka luajtur vetëm 17 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. Ai u lëndua shpesh dhe u pezullua me shtatë ndeshje për një goditje të kundërshtarit në gjoks në një ndeshje të Kupës së Francës kundër Hyeres.

28-vjeçari ka humbur edhe besimin e trajnerit Igor Tudor.

Opsioni i blerjes prej 7 milionë eurosh të Baillyt thuhet se do të aktivizohej automatikisht nëse ai do të luante 19 ndeshje në ligë dhe Marseille do të kualifikohej në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Qendërmbrojtësi është paraqitur vetëm në 11 ndeshje në ligë deri më tani, teksa Marseille është ende në garë për një pozitë që e dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ndryshe, reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka kontratë të vlefshme me Manchester Unitedin deri në verën e vitit 2024./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img