Në sezonin e ftohjeve dhe viruseve shumica konsiderojnë që mbrojtja kryesore është furnizimi shtesë i organizmit me vitamina, mirëpo nuk e dinë se sa mund t’i bëjnë dëm shëndetit dhe sa dhembje shkaktojnë
Vitaminat janë të domosdoshme për shëndet dhe vitalitet të organizmit, mirëpo rrallëkush e di që marrja e vitaminave në formë tabletash krijon probleme serioze në organizëm.
Hulumtimet tregojnë që marrja e shpeshtë e vitaminave në formë tabletash mund të krijojë djegësirë të fuqishme.
Këto tableta irritojnë ezofagun dhe shkaktojnë tajitje të thartirës së lukthit, ndërsa shkaktojnë dhembje të mëdha në stomak.