0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

NPL “Gjelbër” mbush pishinat private, harron ujitjen e lulave dhe drunjëve në Prishtinë, qortohet edhe nga Kuvendi Komunal

Ish-“Hortikultura” tanimë me emrin e ri, NPL “Gjelbër” ka filluar me disa aktivitete të reja e të çuditshme, shkruan PrishtinaPress.

“Gjelbër” është ndërmarrje publike në Komunën e Prishtinës, por tani ka filluar edhe me mbushjen e pishinave private.

E për mos ujitjen e lulave në Kryeqytet ka pasur ankesa edhe nga asambleistët e Kuvendit Komunal dje gjatë raportit vjetor të “Gjelbër”.

Asambleisti i VV-së, Faton Zeka theksoi në Kuvendin Komunal se ndërmarrja duhët të bëjë më shumë për ujitjen e lulave dhe drunjëve të Kryeqytetit.

Zeka gjithashtu tha se sipas informatave të tyre puntorët e rinj në ndërmarrje kanë benefite nga drejtoria e ndërmarrjes në raport me puntorët e vjetër të ndërmarrjes.

“Kemi informacione se mbrenda ndërmarrjes puntorët e rinj kanë benefite nga drejtori i Administratës në raport me puntorët e vjetër të ndërmarrjes” tha Zeka.

Gjithashtu edhe qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për mos ujitjen e hapësirave gjelbëruese nga ndërmarrja./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img