-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

NPB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi më Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë

Në një hap shumë të rëndësishëm drejt përmirësimit të fushës së arkitekturës dhe ndërtimit në vend, Kryeshefi Ekzekutiv i Ndermarrjes Publike Banesore (NPB), Artan Berisha, bashkë me ekipin e tij, Arbnor Neziri, Shefi i Kabitetit dhe Ermir Bunjaku, Udhëheqës i zyrës për Projektim dhe Inxhinieri u pritën në takim nga Prof.Dr. Violeta Nushi, Dekane e Fakultetit të Arkitekturës dhe Ndërtimit. Në takimin e zhvilluar gjatë ditës së djeshme, u diskutua rreth sfidave dhe mundësive që shfaqen në këto fusha të rëndësishme.

Të pranishëm në këtë takim ishin Prof.Asoc.Dr. Teuta Jashari Kajtazi, Prodekane për cilësi dhe bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe Asst. MSc. Genc Blakaj. Përfaqësuesit e të dy institucioneve shprehën vullnetin e tyre të thell për zgjerim të bashkëpunimi mes tyre për të arritur synimet dhe objektivat e përbashkëta.

Në përfundim të takimit, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis NPB-së dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Ndërtimit. Kjo marrëveshje ka për qëllim inkurajimin dhe forcimin e partneritetit profesional, zgjerimin dhe përforcimin e programeve hulumtuese, si dhe nxitje të bashkëpunimit ndërmjet të të dy institucioneve në disciplinat e ndryshme të Arkitekturës dhe Ndërtimit.

Ky hap shënon një fazë të re dhe të rëndësishme në zhvillimin e fushës së arkitekturës dhe ndërtimit në vend, duke sjellë njohuri të reja dhe inovacion në fushën e ndërtimit dhe dizajnit urban. NPB dhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Ndërtimit janë të përkushtuar për të krijuar një mjedis të frytshëm për zhvillimin dhe promovimin e arkitekturës dhe inxhinierisë në nivel profesional dhe akademik./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img