Projekti “Mjeshtri i Shkollës” vjen si partneritet ndërmjet Ndërmarrjes Publike Banesore dhe Drejtorisë së Arsimit, të dyja të përkushtuara për avancimin e arsimit në Prishtinë.
Në krye të kësaj iniciative është një ekip mobil nga Ndërmarrja Publike Banesore, e gatshme të ofrojë mbështetje 24/7 për mirëmbajtje të të gjitha institucioneve arsimore në Komunën e Prishtinës ku hynë 62 shkolla dhe 34 kopshte. Ky shërbim siguron ndërhyrje efikase dhe në kohë, duke ju përshtatur nevojave specifike të çdo institucioni arsimor.
Nëpërmjet Projektit “Mjeshtri i Shkollës” ne synojmë të krijojmë një infrastrukturë të përmirësuar të objekteve arsimore, duke siguruar një të ardhme më të ndritshme për nxënësit dhe pedagogët e qytetit tonë. Studimet tregojnë se ambienti që na rrethon ndikon pozitivisht në produktivitet dhe mësimnxënje më të mirë!
Ndërmarrja Publike Banesore është e përkushtuar që përmes projekteve të tilla në vazhdimësi të rrisë mirëqenien e qytetarëve.
Ne besojmë në fuqinë e punës në grup andaj, përfshirja aktive e të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve do t’i bëjë ndërhyrjet tona jo vetëm me ndikim, por edhe afatgjatë!