Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër do të flasë në telefon me presidentin Vladimir Putin, raporton mediumi serb “Novosti”.
Sipas informacioneve të mediumit, dy presidentët do të shkëmbejnë mendime për të gjitha temat aktuale, me theks të veçantë për temat rajonale, si dhe për situatën në të cilën ndodhet populli serb në Kosovë.
Njeriu i parë i Rusisë i ka dërguar dje një mesazh urimi Vuçiqit me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Beogradit në Luftën e Dytë Botërore.