Site icon PrishtinaPress

Novosti: Kosova dhe BE duan ta largojnë Serbinë nga dialogu

Gazeta “Novosti online” e Beogradit shkruan sot se “regjimi i Hashim Thaçit me ndihmën e gjithanshme të BE-së po planifikon të ndryshojë formatin e dialogut me Beogradin ashtu që ai të bartej në Prishtinë e të vazhdonte vetëm ndërmjet shqiptarëve e serbëve të Kosovës”.

Portali, duke i cituar burimet pa emër e që thotë t’i ketë vetat, shton se plani i palës shqiptare është edhe në këtë mënyrë të konfirmojë “sovranitetin” e vet, sepse Beogradi praktikisht do të përjashtohej nga Brukseli e Brukseli edhe më tej do të ishte ndërmjetësues.

Për këtë arsye edhe marrëveshja për murin tek ura kryesore në Mitrovicë është formalizuar në Prishtinë edhe po ajo më parë ka qenë në tavolinën e Federica Mogherinit. Në arritjen e marrëveshjes në kryeqytetin e krahinës sonë jugore ka marrë pjesë Thomas Bush, nga Shërbimi për Punë të Jashtme i cili edhe udhëheq një pjesë të bisedimeve, citon Koha.net shkrimin e këtij portali.

Në favor të këtij pohimi, sipas portalit, janë edhe deklarata e shtuara të autoriteteve të Prishtinës se duhet ndryshuar formati i dialogut si dhe konstatimi se “çështja e murit është çështje e brendshme e Kosovës”.

Exit mobile version