7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Novosella zbulon emrat që dëshmuan kundër Demaçit në gjyqet serbe: Nuk ishin spiuna

Selatin Novosella, bashkëpunëtor i Adem Demaçit, ka treguar për dëshmitarët shqiptarë në gjykimin e parë ndaj Adem Demaçit.

Në Pressing të T7, Novosella, tha se kanë qenë 15 dëshmitarë shqiptarë, poqë nuk iu kujtuan të gjithë emrat.

”Fahredin Gunga ka qenë dëshmitar, 58’tën. 15 dëshmitarë i ka pas veç shqiptarë kur është dënuar herën e parë si 22 vjeçar. Ka qenë Ali Aliu, Sylejman Drini, Zekerija Cana, Din Mehmeti”, ka përmendur Novosella.

Po ashtu, ai tha se këto personalitete nuk kanë qenë “spiunë”, pasi thotë se janë kërcënuar me largim nga puna, largim nga studimet ose marrjen e banesave. Megjithatë, ai thotë se nuk i amniston por “spiunë” nuk i quan.

Madje thotë se Demaçi iu kishte thënë se “këto janë procese të UDB-së”.

Sot shënohet përvjetori i vdekjes së veprimtarit kombëtar, Adem Demaçit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img