Site icon PrishtinaPress

Novi Sadi mbushet me postera që glorifikojnë terroristët që vdiqën në Banjskë

Në disa lokacione në Novi Sad u shfaqën postera kushtuar terroristëve serbëve të vrarë në sulmin e së dielës në veri të Kosovës.

Në posterat e zinj me një foto të manastirit të Banjskës, shkruhet “Lavdi e përjetshme të gjithë serbëve që ranë në luftën për liri në këtë vend të shenjtë”.

Përveç këtyre, u ngjitën edhe postera me një poezi kushtuar të rënëve.

Nuk dihet kush janë autorët e posterave, në to nuk ka nënshkrime të ndonjë partie apo organizate politike. /N1

 

Exit mobile version