Novak Djokovic ka arritur të kualifikohet në finalen e Grand Slemit më të madh të tenisit në botë, Wimbledon.
Tenisti serb në gjysmëfinale mposhti italianin, Jannik Sinner, me rezultat 3-0 në sete, 6-3, 6-4, dhe 7-6 (6-4), shkruan IndeksOnline.
Në finale Djokovic pret fituesin e përballjes mes Carlos Alcarez dhe Danil Medvedev.
Për 36-vjeçarin do të jetë finalja e nëntë e Wimbledonit, ku ka arritur të fitoj 7 herë ndërsa ka vetëm një humbje në vitin 2013 nga britaniku Andy Murray.
Nese Djokovic arrin ta fitoj finalen, atëherë do të barazoj legjenden zvicerrane, Roger Federer, i cili ka 8 tituj të Wimbledon.