Klubi i Premier Ligës, Nottingham Forest, është dënuar me heqjen e katër pikëve.
Ata kanë shkelur rregullat e kësaj lige në lidhje me profitabilitetin dhe qëndrueshmërinë.
Ndërkaq, mësohet që klubi në fjalë po e konsideron apelimin e këtij vendimi.
Me këtë vendim, Foresti bie në pozitën e 18-të të renditjes tabelare me 21 pikë, duke rrezikuar kështu rënien nga liga.