Shqipëria ka arritur që me përmbysje të rezultatit ta mposhtë Ukrainën me shifrat 2-1 në duelin që u zhvillua në Çeki në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Fillimisht kuqezinjtë e panë veten në disavantazh për shkak të golit që shënoi Yukhym Konoplia në minutën e 49-të për rezultatin 1-0.
Sidoqoftë, kjo nuk e zmbrapsi Shqipërinë që deri në fund arriti të gjejë rrjetën në dy raste, fillimisht me anë të Ardian Ismajlit dhe më pas me anë të Jasir Asanit për të kompletuar përmbysjen.
Lojtari më i mirë i ndeshjes sipas SofaScore ishte Ardian Ismajli i cili për golin e shënaur dhe paraqitjen bravuroze në fazën e mbrojtjes mori notën 8.3.
Pas tij me paraqitje të mira u dalluan edhe Rey Manaj (7.6), Jasir Asani (7.5) dhe Mario Mitaj (7.3).
Dështimi i ndeshjes fatkeqësisht doli të jetë Thomas Strakosha i cili u vlerësua me notën 6.2.
Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve: