Nuk ka pasur fitues në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit, ku të dyja skuadrat e shënuan nga një gol.
Duke qenë rezultati i barabartë edhe notat mesatare të të dyja skuadrave janë të përafërta.
Golashënuesi i Bianconerëve, Juan Cuadrado, e ka marrë notën më të lartë te ekipi i tij, por edhe në përgjithësi në këtë takim.
Te Nerazzurrët u veçuan lojtarët e mesfushës, në përjashtim të Matteo Darmian, i cili ka marrë vlerësim paksa më të ulët.
SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Juventus 1-1 Inter.