Site icon PrishtinaPress

Norwichi krenohet me paraqitjen fantastike të Rashicës me Kosovën

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur furishëm vitin 2022, duke shënuar fitore në miqësoren kundër Burkina Fasos, me rezultat bindës 5:0. 

Kjo ishte ndeshja e parë e Dardanëve nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Alain Giresse.

Milot Rashica ishte nga më të dalluarit në këtë takim, duke shënuar golin e katërt dhe duke asistuar në të dytin dhe të tretin.

E kjo paraqitje e bëri krenar ekipin e Rashicës, Norwichin.

“Një gol dhe dy asiste për Milot Rashicën këtë mbrëmje”, shkroi Norwich në Twitter.

Exit mobile version