1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Norvegji rrit taksat me 1.1%, nis largimi i milionerëve dhe miliarderëve

Një nga një, qytetarët më të pasur të Norvegjisë po largohen nga Norvegjia pas rritjes së taksave të vendosura nga qeveria e vendit, një rritje që në krahasim me vendet e tjera është e papërfillshme.

Hulumtimi i gazetës Dagens Naeringsliv tregoi se më shumë se 30 milionerë dhe miliarderë u larguan nga vendi në vitin 2022, një numër më i madh se shuma e të gjithë të pasurve që u larguan nga vendi në 13 vitet e fundit.

Edhe më shumë pritet të largohen nga vendi në vitin 2023, raporton Guardian.

Por çfarë ishte ajo që i shtyu ata të shpërngulen në vende të tjera?

Asgjë më shumë se vendimet e qeverisë së qendrës së majtë në nëntor për të rritur në shkallë të vogël taksat mbi pasurinë personale të shumë të pasurve.

Nga njëra anë është taksa komunale prej 0.7% për asetet mbi 1.7 milionë krona (rreth 150,000 euro) për person ose dyfishi i asaj për çiftet. Taksa e shtetit është 0.3% për artikujt mbi 1.7 milionë krona.

Qeveria nëntorin e kaluar rriti taksën shtetërore në 0.4% për asetet mbi 20 milionë krona (rreth 1.75 milionë euro) për person ose 40 milionë për një çift.

Në praktikë, rritjet e çuan masën maksimale të taksës në 1.1%.

Mes këtyre emigrantëve të pasur është Kgel Inge Roque i cili zgjodhi Luganon idilike në veri të Italisë. Biznesmeni 64-vjeçar në 15 vitet e fundit vlerësohet të ketë paguar taksat më të larta se çdo norvegjez, gjithsej 1.5 miliardë krona (131 milionë euro).

Megjithatë, “vendi i huaj” është e vështirë edhe për manjatët, por ata po përshtaten.

Tord Kolstad, me investime në prona të paluajtshme dhe ferma të salmonit, u zhvendos nga Norvegjia në Zvicër, sepse i duhej të paguante rreth 6 milionë korona taksa për një pasuri deri në 1.5 miliardë korona.

“Kur shkova në Zvicër nuk kisha miq, por tani jemi bërë shumë dhe herë pas here takohemi për kafe,” sipas tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img