Site icon PrishtinaPress

Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, nevojë urgjente

Normalizimi i marrëdhënieve Kosove-Serbi po shihet si nevojë urgjente nga njohës të politikës në Beograd, për ta ruajtur stabilitetin në Ballkan pas agresionit rus kundër Ukrainës.

Kosova dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë po shihen si pengesa për Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Njohës të zhvillimeve politike në Beograd vlerësojnë se BE-ja dhe Amerika kërkojnë një udhërrëfyes në lidhje me planin evropian, qe te mund te arrihet deri në prill.

Sipas tyre, sapo Serbia dhe Kosova të bien dakord për një agjendë të qartë çështja e sanksioneve do të  vendoset në tryezë.

Boris Varga, Politolog  mendon se ulja në dy karrige është një lojë politike e Beogradit për ta shtyrë disi zgjidhjen e çështjes së Kosovës në plan të dytë.

Megjithatë, sipas tij, tashmë e dimë se që nga vjeshta ka filluar iniciativa perëndimore për zgjidhjen e çështjes se Kosovës si bazë për stabilitetit në Ballkan.

“ Nëse ishte konsideruar se vendosja e sanksioneve dhe zvogëlimi i rusofilise është prioritet, jo, prioritet i perëndimit është stabiliteti në Kosovë, zgjidhja e përhershme e kësaj çështjeje. Besohet se ky proces do te zhvillohet në faza, dhe tani me planin franko-gjerman po fillon përgatitja për marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin”, thotë politologu Boris Varga .

Stefan Sllavkoviq, gazetar thotë se rruga evropiane e Serbisë tani ka dy pengesa, Kosovën dhe çështjen e sanksioneve.

“Kur i krahason sanksionet në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, besoj se Kosova aktualisht do të ketë primatin dhe se nuk është rastësi që nga non-paper shumë shpejt u arrit një propozim franko-gjerman e cili pastaj është bërë plani i BE-se, ndërsa tani po përmenden datat mars, prill. Nuk mendoj se çështja e Kosovës do të zgjidhet kaq shpejt, por mendoj se sanksionet do të vendosen ad acta”, thotë ai.

Sipas analisteve, normalizimi I marrëdhënieve Kosove-Serbi është urgjente për të ruajtur stabilitetin në Ballkan pas agresionit rus kundër Ukrainës.

Besohet se një problem që vazhdon prej dekadash nuk mund të lihet më për hir të një sigurie më të gjerë, dhe për këtë palët kanë vetëm një ofertë “merre ose lëre”.

Exit mobile version